75 Mall Live Search
13:45 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / H F

Përurohet memoriali “Katër Dëshmoret e Kaçanikut” në ambulancën e qytetit

Sot është bërë përurimi i memorialit “Katër Dëshmoret e Kaçanikut” në hapësirat e Ambulancës së Qytetit në Kaçanik.

Memoriali u kushtohet dëshmoreve Mukadeze Lika-Muhaxheri, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu, të cilat ranë në shërbim të atdheut.

Ky memorial është realizuar si investim i Qeverisë së Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, dhe synon ruajtjen e kujtesës historike të grave të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë periudhave të vështira për vendin.

Në ceremoninë e përurimit pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmoreve, qytetarë të Kaçanikut si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Memoriali vjen si një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe heroizmit të katër grave që sot nderohen me respekt dhe mirënjohje të veçantë.