75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Përurohet një shirit shtesë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Një shirit rrugor shtesë është përuruar sot në pikën doganore të Morinës, përcjellë Indeksonline.

Në përurimin e këtij shiriti morën pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Pal Lekaj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas njoftimit të ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ky shirit shtesë do të ndihmojë qarkullimin edhe më të lirë e të shpejtë të njerëzve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.

Me këtë rast ambasadori Mixhozi e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai përfaqëson për kontributin në realizimin e këtij projekti. /Indeksonline/