75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Përurohet qendra e re e paraburgimit në Prishtinë

Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, ku u tha se është objekt me standarde të larta, i cili do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se do ta ngrisin nivelin në burgje dhe të mos lejojnë gjëra të këqija në burgje.

Ai shtoi se për të siguruar kushte sa më të mira për të burgosurit kanë hapur qendra të paraburgimit si kjo e sotme. Tahiri tha se viti 2018 do të jetë vit i fuqizimit të ligjzbatimit.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se ky objekt është me standarde të larta i ndërtuar me mjete të buxhetit të Kosovës.

Qendra e paraburgimit ka kushtuar 6.7 milionë euro.