75 Mall Live Search
21:41 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Z S

Përurohet sheshi “Rexhep Luci”, Përparim Rama: Qyteti nuk ndërtohet për beton, por për jetë

Në përvjetorin e vrasjes së arkitektit të njohur, është bërë edhe inagurimi i pllakës përkujtimore për Rexhep Lucin.

Kurse, sheshi që dikur bllokohej nga veturat, tash është transformuar tërësisht.

Rama ka thënë se ëndrra e arkitektit Luci po bëhet realitet, duke shtuar se qyteti nuk ndërtohet për beton, por për jetë.

“Sot, inaguruam sheshin “Rexhep Luci” dhe zbuluam pllakën përkujtimore në nder të arkitektit, emrin e të cilit mban sheshi. Ëndrra e arkitektit që i dha shpirt Prishtinës po bëhet realitet: qyteti nuk ndërtohet për beton, por për jetë”, ka shkruar Rama.

Rama theksoi se ky është transformimi i qytetit.

“Ky është transformimi ynë, një Prishtinë që ecën PËRTEJ”, ka shkruar Rama.