75 Mall Live Search
16:59 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përurohet shkolla fillore në Magure të Lipjanit, nxënësit në kushte pandemie i kthehen bankave shkollore!

Pas shumë vështirësive për shkak të pandemisë Covid-19, sot në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor.

Nxënësit pas disa muajsh iu kthyen bankave shkollore, ndërsa në Magure të Lipjanit është përuruar shkolla filore dhe e mesme e ulët “Haradin Bajrami”, shkruan Indeksonline.

Ekipi i Indeksonline ishte aty ku edhe shikoi nga afër këtë përurim. Të gjithë ishin të lumtur, por më së shumti fillimit të vitit shkollor iu gëzuan nxënësit.

Në shkollën e re ata u pritën me këngë, teksa edhe mësuesja Blertona Bytyçi orën e parë ia kushtoi informimit për pandeminë Covid-19.

Tani në kushte pandemie, duke mbajtur maska gjatë tërë kohës, duke mbajtur higjienën personale e distancën, do të zhvillohet procesi mësimor./Indeksonline/