75 Mall Live Search
16:13 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / L K

Përurohet sistimi i filtrimit të ujit të pijes në Klinë

Komuna e Klinës e ka përuruar sot fundërruesin për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky fundërrues do t’i sigurojë Klinës afër 100 letra në sekond ujë të pijshëm.

“Pas investimit të bërë nga komuna e Klinës rreth 620 000 euro, 30 nga granti i përfomancës komunale (MAPL) dhe 200 000 nga KRU Hidrodrini, në vlerë totale 850 000 euro, pas punës gati dyvjeçare, testimeve të bëra muajt e javët e fundit, sot, bashkë me kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, ministrin Elbert Krasniqi, ministren Artane Rizvanolli, drejtorin e KRU Hidrodrini, Dri Cena, drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, atë të Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku, bëmë përurimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë, i cili qytetit të 6 lumenjve, Klinës së bukur me qytetarë të mrekullueshëm, nga sot i siguron afër 100L/s(litra në sekond) ujë i pijshëm duke mbuluar nevojat për minimum 10 mijë qytetarë të qytetit dhe fshatrave përreth.
Pas investimit të bërë në ndërtimin e fundërruesit, sipas projektit të hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të reviduar nga KRU Hidrodrini, nga sot KRU Hidrodrini do ta marrë në menaxhim projektin dhe do t’i harmonizojë kapacitetet e filtruara të ujit nga ky impiant me fabrikën e ujit të pijes, e cila është e pajisur me ultra filtrat e reja të financuar nga Ministria e Ekonomisë.
Nga sot do të jetë një periudhë e monitorimit të kualitetit të ujit në rrjet, e cila, sipas përgjegjësive, do të bëhet nga KRU Hidrodrini dhe IKShPK, ndërsa pas monitorimit qytetarët do të njoftohen me kohë për nivelin e cilësisë së ujit.
Po ashtu, bashkë me kryeministrin Kurti kemi vizituar edhe punimet që po realizohen për riparimin dhe fasadimin e ndërtesave banesore në Klinë, bashkëfinancim nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) me komunën e Klinës” thuhet në njoftimin e kryetarit Zenun Elezaj./Indeksonline/