09:09 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përurohet sot “Wembley i Ballkanit”

Projekti i ri kombëtar i projektuar nga arkitekti italian Marco Casamonti, do të inagurohet  me rastin e ndeshjes futbollistike mes Shqipërisë dhe Francës që do të nis prej orës 20:45.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është mburrur me këtë investim të qeverisë shqiptare.

Përmes një statusi në facebook, ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka stadiumin më të bukur në Ballkan.

Ai me këtë rast ka shpërndarë një foto nga shkrimi i gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” i cili e ka shkruar se Shqipëria tashmë e ka Wembley-n e saj.