75 Mall Live Search
11:41 / E Premte, 11 Qershor 2021 / Blerim

Përveç Ballkanit, kjo skuadër futet në garë për trajnerin gjerman

Trajneri gjerman, Thomas Brdaric është një nga më të kërkuarit gjatë këtij afati nga klubet shqiptare.

Brdaric është në bisedime me klubin nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani, shkruan IndeksOnline

Por, përveç klubit kosovar të interesuar për shërbimet e 46-vjeçarit janë edhe disa klube nga Shqipëria.

Siç mëson ‘Panorama Sport’, për Brdaric të fiksuar janë skuadra e Kukësit. Klubi shqiptar ka mbetur pa trajner pas largimit të Mirel Josës, prandaj mësohet se dëshira e tyre është trajneri i Vllaznisë./IndeksOnline/