Përveç Cikalleshit, Flamurtari “piketon” edhe një tjetër ish-lojtar të Shqipërisë
Sokol Cikalleshi pritet të jetë një “goditje” e afatit kalimtar të skuadrës shqiptare, Flamurtari.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Cikalleshi është shumë pranë transferimit te skuadra “kuqezi” dhe tashmë janë mbajtur disa takime, shkruan Indeksonline
Por, Flamurtari nuk ndalet me kaq – në listën e tyre është edhe një tjetër ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Armando Sadikun.
34- vjeçari ka një karrierë të pasur, duke luajtur me klube të njohura sidomos në Zvicër dhe Spanjë. Aktualisht, Sadiku është pjesë e Belinzonës në Zvicër. Nga Shqipëria ai është larguar herët, kur ishte ende i ri, ndërsa aventurat e para i ka pasur me Turbinën, Gramozin dhe Elbasanin.
Ende nuk dihet se në çfarë faze janë bisedimet mes Sadikut dhe Flamurtarit, por nuk përjashtohet mundësia që në janar të ketë zhvillime konkrete, madje edhe një udhëtim të sulmuesit drejt Vlorës për të finalizuar një marrëveshje të mundshme./Indeksonline/

