Përveç Drejtorit të KPK-së, u arrestua edhe një zyrtare/ Rasti s’ka të bëjë me Ministrinë e Bujqësisë

Indeksonline gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht se është arrestuar drejtori i Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.
Tani lajmi është konfimuar edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Në njoftimin e tyre thuhet se së bashku me Krasniqin, për intervistim është shoqëruar edhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit të dy janë ndaluar për 48 orë.
Po ashtu, kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.
Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet.
Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë./Indeksonline/