Pas Dua Lipës dhe Bebe Rexhës, edhe një tjetër këngëtare shqiptare nominohet për çmimet ‘VMA’
Është publikuar lista zyrtare e të nominuarve për ndarjen e çmimeve ‘MTV Video Music Awards 2019’.
Edhe këtë vit në mesin e të nominuarve janë edhe këngëtaret shqiptare të cilat me sukseset e tyre tashmë p kryesojnë listat botërore të muzikës, shkruan Indeksonline.
Pas, Dua Lipës dhe Bebe Rexhës edhe një tjetër këngëtare me prejardhje shqiptare është nominuar në këtë event.
Është Ava Max ajo që ka marr nominim në ‘VMA’ në kategorinë ‘Artisti më i mirë i ri’ me këngën ‘Sweet but psycho’
Në ‘VMA’ këtë vit Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar në të njëjtën kategori për “Kënga më e mirë elektronike”.
Dua Lipa është e nominuar për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, ndërsa Bebe Rexha me “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers si dhe “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe Jay Balvin./Indeksonline/
