75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / A. A

Përveç futbollit, ja çfarë pune ka bërë Vedat Muriqi dikur në Kosovë

Vedat Muriqi sot është milioner. Transferimi te Lazio nga Fenerbahçe, e ka bërë atë kosovarin më të paguar në botë.

26-vjeçari do të fitojë 2.2 milionë euro në sezonë. Muriqi e ka nisur karrierën e futbollit te Liria e Prizrenit.

Në fakt, pikërisht në këtë qytet ai ka punuar edhe si kamerier në një qebaptore që është pronë e xhaxhait të tij, shkruan Indeksonline.

Por ëndrra e tij ka qenë gjithmonë që ai të bëhet yll futbolli dhe me shumë punë tani ka arritur të luaj në garën që e ëndërron çdo futbollist, në Ligën e Kampionëve.

Muriqi aktualisht është i lënduar në muskuj dhe nuk do të luaj as në ndeshjen e ardhshme me Lazion kundër Spezias.

/Indeksonline/