09:03 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përveç Kosovës, zhvillohen edhe gjashtë ndeshje në Ligën e Kombeve

Sonte fillojnë ndeshjet e para të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja më e rëndësishme për ne padyshim është ajo në mes të Kosovës dhe Maltës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokkri”.

Në Ligën A do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ku Polonia është nikoqir i Portugalisë, shkruan indeksonline.

Në Ligën B, pas kampionatit Botëror Suedia udhëton përsëri në Rusi për tu takuar me rusët.

Në Ligën C, Izraeli luan me Skocinë, Lituania me Rumaninë dhe Mali i Zi me Serbinë.

Ndërsa në grupin D, Ishujt Faroe takohen me Azerbajxhanin dhe ndeshja ndikon edhe në renditjen e Kosovës.

Përveç ndeshjes Rusi – Suedi që luhet nga ora 21:45 ndeshjet tjera luhen nga ora 20:45. /IndeksOnline/