Përveç Kurtit, dy herë kryeministër ishte Thaçi dhe Haradinaj

Albin Kurti sot ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Kurti në këtë pozitë ishte edhe gjatë vitit të kaluar, pra më 3 shkurt 2020 kur edhe mori detyrën, në të cilën qëndroi 54 ditë.

Përveç tij, dy herë këtë post e mbajti edhe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës gjatë kohës sa vendi ishte nën administrimin e OKB-së.
Ai kishte marrë detyrën më 3 dhjetor 2004, ku qëndroi vetëm 96 ditë.

Por që në Kryeministri u kthye më 9 shtator 2017, këtë herë për të qëndruar më gjatë, 878 ditë.
Ndërsa Hashim Thaçi kryeministër u bë më 9 janar 2008 (Kosova nën administrimin e OKB-së), ku qëndroi 1.140 ditë.
Por që këtë mandat e mori edhe më tutje. Këtë herë pati nderin të ishte kryeministri i parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Herën e dytë qëndroi në Kryeministri 1.387 ditë./Indeksonline/
