Përveç muzikës, Gashi fillon një tjetër profesion
Ai ka arritur suksesshëm që të depërtoj në tregun ndërkombëtarë të muzikës.
Reperi shqiptar, Gashi krahas angazhimeve në muzikës ka bërë të ditur që fillimi i vitit të ardhshëm do ta gjejë të angazhuar edhe në një tjetër profesion, shkruan Indeksonline.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ Gashi ka bërë të ditur që së shpejti do të fillojë me dizajnimin e rrobave përmes të cilave dëshiron t’i bëjë të ndihen mirë personat me më shumë peshë.
“Duke filluar nga viti 2020 unë do të bashkohem me një kompani që të hedh linjën time Gashi. Unë dua të përqendrohem në projektimin e njerëzve si unë që janë pak “me numër më të madh” Unë dua që njerëzit të ndihen të sigurt dhe komod. Unë me të vërtetë jam lodhur duke mos mu përshtatet asgjë në fotot e mia dhe ndjehem keq, kështu që unë do të bëj një ndryshim duke filluar me vetja”, ka shkruar Gashi./Indeksonline/
