Përveç performancës, Gashi ka një tjetër befasi për adhuruesit e ‘Sunny Hill’
Në natën e dytë t festivalit ‘Sunny Hill’ ylli i mbrëmjes është reperi shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Gashi.
Reperi i njohur ka premtuar që për adhuruesit e tij sonte do ta ndezë atmosferën në parkun e Gërmisë, por Gashi nuk u ndal me kaq, shkruan Indeksonline.

Ai ka përgatitur edhe një tjetër surprizë, reperi ka sjellur me vete edhe bluza nga linja e tij e veshjeve e të cilat kanë simbolet kombëtare, duke blerë ato ju mund edhe ta takoni personalisht.
“Ejani dhe blini fanellat në Sunny Hill dhe më takoni”, ka shkruar rep-artisti në llogarinë personale në Instagram.

Ndërsa, tashmë kanë filluar të mblidhen një numër i madh adhuruesish në Gërmi ku edhe i pret një natë e gjatë dhe me shumë atmosferë./Indeksonline/