07:48 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Përveç shkollave, sot në grevë edhe fakultetet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sot ka vendosur të mbajë grevë gjatë tërë ditës në të gjitha institucionet arsimore, universitete dhe shkollat e mesme dhe fillore, duke përjashtuar çerdhet.

SBASHK  ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton ndaj kërkesave për ligjin e viteve të 90-ta, do të hyjë në grevë të përgjithshme.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut, ka thënë se pas grevave 2 orëshe, SBASHK-u e ka parë të rrugës që të vazhdojë me një grevë gjithëditore në mënyrë që institucionet e vendit të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.