Përveç Van Dijk që u lëndua, ka shqetësime edhe nga Thiago Alcantara

Dje u zhvillua derbi i madh anglez, ai ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit, takim ky që i takoi xhiros së pestë në Premierligë.
Mes shumë fjalësh, kartona të kuq, lëndime, derbi i “Merseyside” u mbyll në 2:2, shkruan IndeksOnline
Por, skuadra e liverpoolit duket se do t’i humbas dy futbollistët kryesor, Van Dijk që u lëndua nga portiere, Pickford dhe pritet t’i mungojë gjatë Liverpoolit, por nga ana tjetër është edhe Thiago i cili u lëndua nga Richarlison, ku ky i fundit u ndëshkua edhe me të kuq.
Edhe pse Thiago e vazhdoi ndeshjen deri në fund, por me të përfunduar takimi ai i tha stafit mjekësor se është lënduar.