75 Mall Live Search
12:47 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / LB

Përvjetori i dëshmorëve të brigadës, “Ismet Jashari-Kumanova”, Limaj shkon në Kleçkë me uniformën e veteranit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë ka bërë homazhe në Kleçkë, në ditën e dëshmorëve të brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Ish-komandanti i kësaj brigade, ka shkruar se kjo datë me vlerë është vendtakim i të gjallëve me shoqët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për ta kujtuar veprën e tyre.

“25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbjeje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së”, ka shkruar Limaj.