75 Mall Live Search
22:32 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Përzgjedhësi Agon Ramdanai flet para dy ndeshjeve që Kosova i zhvillon kundër Letonisë

Kombëtarja e Kosovës në futsall aktualisht po qëndron në Riga të Letonisë ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Kosova do të takohet me Letoninë më 9 shkurt (e premten) dhe 10 shkurt (e shtunën).

Për këto ndeshja ka folur përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Agon Ramadani, i cili ka nënvizuar rëndësinë e këtyre ndeshjeve. 

“Letonia është nikoqir i Kampionatit Evropian dhe normal është interes i joni që të luajmë me ekipe që janë kualifikuar në Euro 2026.

“Duam të kemi sa më shumë teste të forta për të vazhduar që të kemi një pasqyrë të qartë për të gjithë lojtarët që janë grumbulluar. Në çdo tubim po ka lojtarë të ri që po grumbullohen. Aktualisht kemi katër lojtarë të tjerë që nuk ishin në grumbullimin e fundit”, ka thënë Ramadani.