Përzgjedhësi i Greqisë: Kosova, ka talente dhe të ardhme të mirë

Selektori i Greqisë, John van’t Schip, ka vlerësuar se Greqia ka fituar me meritë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës.
Greqia triumfoi 2:1 në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi kishte përballë një Kosovë me plotë mungesa.
“Nuk ishte ndeshje e lehtë. Goli i parë na ndihmoi dhe menduam se do të kemi më shumë hapësirë, por nuk na lejuan, sepse patëm presion nga lojtarët e Kosovës”, deklaroi Schip.
“Patëm lojë të mirë në pjesën e dytë. Kishim mundësi ta shënonim edhe golin e tretë, por gjërat na u vështirësuan”.
”Megjithatë ne fituam dhe mendoj se e merituam këtë fitore të vështirë”.
“Nuk e njoh shumë mirë Kosovën dhe nuk e di se çka ndodhë brenda skuadrës. Kam parë lojtarë të mirë dhe në të ardhmen mund të bëhen lojtarë të mirë, por për ne e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen”, shtoi ai.