Përzgjedhësi kroat tregon si i motivoi lojtarët e tij, para fitores me Serbinë

Kombëtarja kroate e ka shënuar edhe fitoren e tretë në Kampionatin Evropian të Hendbollit dhe e ka kaluar fazën e grupeve.
Në ndeshjen e tretë, Kroacia e mposhti Serbinë, ndërsa përzgjedhësi Lino Cervari tregon se si i ka motivuar hendbollistët e tij, pas pjesës së parë.
“U thashë lojtarëve tanë se nuk kam fytyrë të dal para publikut nëse pësojmë humbje.
Para njerëzve të tillë, të cilët nuk e kanë kursyer mundin dhe paratë e tyre për të ardhur këtu dhe për të na përkrahur, minimumi që duhet të bëjmë është fitorja në këtë ndeshje”, ka thënë Cervari.