22:29 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përzgjedhja e alkoolit ndikon në disponim

Llojet e ndryshme të pijeve alkoolike ndryshojnë dhe ndikojnë në disponimin tuaj në mënyra të ndryshme, ka treguar një studim i ri që ka analizuar pijen dhe emocionet.

Pijet alkoolike si xhini, rumi apo whiskey mund të ju bëjnë nevrik, të ndjeheni seksi apo të mërzitur, përderisa vera e kuqe mund të ju bëj që të ndjeheni të relaksuar.

Studiuesit kanë anketuar afërsisht 30,000 persona të moshave 18 deri ne 24 vjeç, nga 21 shtete të ndryshme.

Të gjithë të anketuarit kanë thënë që konsumojnë birrë, verë dhe pijet si xhin apo rumi, dhe kanë thënë që secila prej tyre kanë efekte të ndryshme.

Përderisa konsumimi i disa pijeve mund të ju bëj më të disponuar, studiuesit kanë paralajmëruar për rreziqet e konsumimit të tepruar të alkoolit.