75 Mall Live Search
18:58 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, reagon Abrashi

Një garë e ngushtë është duke u bërë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Teksa më herët, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se ky konkurs duhet të anulohet dhe të rishpallet, tani ka reagurar një nga anëtarët e këtij komisioni, deputeti Artan Abrashi.

Sipas Abrashit, ata që thonë se ky proces nuk është komprometuar, ju pengon një Kryeprokuror i dinjitetshëm dhe kompetent.

“Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit është komprometuar. Këtë po e thonë të gjithë përpos atyre që ju pengon një Kryeprokuror kompetent dhe i dinjitetshëm. Prandaj ka ndërhyrje brutale nga grupet e interesit dhe të nëntokës” ka deklaruar Abrashi.

Tutje, ai ka shtuar se vendit i nevojitet një Kryeprokuror i pavarur dhe i denjë, duke bërë thirrje që është i domosdoshëm anulimi i këtij konkursi.

“Kosova ka nevojë për Prokurori të pavarur, efikase dhe të denjë. Rrjedhimisht, anulimi i këtij procesi dhe shpallja e konkursit të ri tashmë është domosdoshmëri!” ka përfunduar ai.