Pesë anëtarë të familjes humbasin strehën nga zjarri në Prishtinë, flet kryefamiljari (Pamje)
Një objekt banimi, mesditën e së hënës është përfshirë nga flakët në zonën pranë stadiumit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objekte të tjera përreth.

Objekti i djegur ishte një barakë ku jetonte me familjen e tij Nezir Tashevci. Ai bëri me dije se në momentin kur ka rënë zjarri, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ndodhej në aty.
“5 anëtaret e familjes jetojmë në këtë barakë. Kam qenë në pune kur më kanë lajmeru që vendin ku banonim e kanë perfshirë flakët. Nuk e di arsyen se pse baraka ku jetojmë është përfshirë nga flakët”, tha ai për IndeksOnlinen.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

