16:56 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pesë arsye të forta përse duhet të hani çdo ditë kastravec, çfarë kanë për t’i ofruar organzimit

Të pasur me vitamina e minerale, tejet hidratues, të lehtë për t’u konsumuar e të shijshëm…janë këto e vlera të tjera të kastravecit që e bëjnë këtë perime shumë të shëndetshme ! Kastraveci përmban vitamina C dhe K, magnez, kalium dhe mangan. Ata përbëhen kryesisht nga uji, kështu që ngrënia e kastravecave gjatë verës është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar. Ç’është më e mira kastraveci përmban vetëm 16 kalori dhe kjo e bën atë një ushqim të mirë për t’u ngrënë, pa u shqetësuar se do të shtoni peshë

Ushqim i trurit

Sipas Huffington Post, kastravecat përmbajnë fisetin, e cila ka aftësinë për të parandaluar sëmundjet neurologjike që lidhen me moshën

Antioksidantë

Kastravecat përmbajnë shumë antioksidantë dhe ndihmojnë në riparimin e dëmtimeve shkaktuar nga radikalet e lira.

Shëndeti i kockave

Kastravecët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K që është e nevojshme për kockat e forta.

Anti-inflamator

Për ata që vuajnë nga artriti ose dhimbjet e kyçeve, duhet të dinë që kastravecat përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.