75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pesë arsyet pse duhet të mësojmë gjuhë të reja

Thënia e famshme e Nelson Mandelas “Nëse ju i flisni një personi në gjuhën që ai e kupton,ajo do të i shkoj në kokën e tij. Nëse ju flisni me të ne gjuhën e tij amtare,ajo do të i shkoj në zemër”.

Nga këto fjalë,Mandela nxjerr në shesh se nëse ne flasim në gjuhën e tyre ne tregojmë respekt tek njerëzit e tjerë, transmeton Indkesonline.

Këto pesë arsye janë:

1. Të flasësh gjuhë të huaja ju jep mundësi më të mira profesionale

Sot çdo ditë e më shumë në reklamat për vende të punës kërkohet që te di dini së paku dy gjuhë të huaja. Kur një menaxher i punësimit sheh se e keni zotëruar një gjuhë të dytë (ose edhe të tretë), ata e shohin një potencial më të madh tek ju për të drejtuar punët e caktuara.

2. Të mësuarit e gjuhëve përmirëson performancën tuaj njohëse

Ju nuk mund ta zotëroni gramatikën e një gjuhe tjetër nëse nuk e dini gramatikën e gjuhës tuaj amtare. Nëse je i mirë në përdorimin e të paktën një gjuhe tjetër, shanset janë që jeni të mirë në përdorimin e gjuhës suaj amtare.

3. Ju mund të lidheni më njerëz nga kultura të tjera

Kur komunikoni me persona nga vendet e tjera përmes gjuhës ju ndihmon të njiheni më mirë me njëri-tjetrin të shkëmbeni informata së bashku dhe të ndërtoni miqësi të reja.

4. Ju e përmirësoni vetë-kontrollin tuaj

Kur mëson të flasësh një gjuhë të re, automatikisht e aktivizon vetëkontrollin tënd, kështu që nuk do të lejosh që gjuha jote amtare të ndërhyjë në fjalimin tënd. Kjo mund të thotë që në fillim do të jetë më e ngadalshme në marrjen e fjalëve,por pasi që ta mbizotëroni gjuhën e re nuk do ta keni pastaj këtë problem .

5. Ju arrini ta kuptoni më mirë kulturën tuaj

Ju e merrni një kulturë të re gjatë kohës që mësoni një gjuhë. Megjithatë ju filloni ta kuptoni më mirë kulturën tuaj nga një perspektivë tjetër,perspektiva e të huajit. Ju pastaj e krahasoni kulturën e re me kulturën tuaj amtare dhe vëreni ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre./Indeksonline/