18:54 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pesë arsyet pse keni mungesë të energjisë

Lidhja kronike ndërlidhet me virusin Epstein-Barr, aneminë, kërpudhat, yndyrat në mëlçi, stresin dhe depresionin.

Nëse nuk arrini assesi të pushoni, edhe pse hani ushqime të shëndetshme dhe flini mjaftueshëm, atëherë koha të verifikoni këto gjendje:

-Virusi Epstein-Barr

Medicina konvencionale sot këtë virus e ndërlidh me lodhjen kronike, ndërsa vlerësimet tregojnë se është i pranishëm në 95 për qind të popullsisë, edhe pse shumica kanë imunitet ndaj tij. Shpesh kalon pa simptoma ose me simptoma të buta të formave të ndryshme të viruseve dhe shpesh mbetet i pa diagnostifikuar.

Lodhja, ngurrimi dhe dhimbja e kokës shpesh u paraprijnë shfaqjes së simptomave kryesore, ndër të cilat janë ethet, inflamacionet e fytit dhe nyjat limfatike të zgjeruara në qafë.

Te personat me imunitet, sëmundja është vetëshëruese, kështu që ne mund të ndihmojmë veten duke ngrënë ushqim cilësor.

2. Anemia

Shkaktari kryesor i anemisë është mungesa e hekurit në ushqime, zvogëlimi i absorbimit të hekurit nga sistemi i tretjes dhe rritja e nevojave për hekur, si shtatzënia, puberteti, ose humbja e hekurit nga trupi gjatë menstruacioneve te gratë ose gjatë gjakderdhjeve të ndryshme.

Gjendja mund të përmirësohet përmes përbërësve që kanë hekur, acid folik dhe vitamina B12.

3. Kandida

Ndezja më shpesh aktivizohet për shkak të imunitetit të dobët ose si pasojë e përdorimit të antibiotikëve.

Kur inflamacioni zhvillohet, organizmit i shpenzohet një sasi e madhe energjie për t’u mbrojtur nga invadimi i kandidës, që mund të çojë deri te dobësimi i mëtejmë i imunitetit dhe lodhjes kronike, alergjive, artritit, madje edhe deri te kanceri.

4. Oscilimi i sheqerit në gjak

Shumë karbohidrate dhe sheqerna të shtuara në trup, si dhe teprimi me ushqim mund të ndikojnë në nivelin e energjisë. Sheqernat e papërdorura ruhen si depozita të yndyrës për më vonë dhe ngarkojnë mëlçinë, gjë që përfundimisht mund të çojë në një mëlçi yndyrore jo-alkoolike ose në cirrozë.

Ju mund të ndihmoni veten duke planifikuar oraret e ushqimit dhe duke respektuar rregullat e të ngrënit gjatë ditës.

5. Stresi dhe depresioni

Ekspozimi i gjatë ndaj stresit dhe depresionit mund të shkaktojë lodhje kronike dhe ul dëshirën për jetë.

Për këtë arsye duhet përdorur ndonjë metodë të meditimit, të bëhen shëtitje të shpeshta dhe sa më shumë relaksim.

Çfarë mund të ndihmojë?

Shtoni sasinë e frutave, sidomos të agrumeve për shkak të antioksiduesit të lartë ose vitaminës C, si dhe flavonoideve antiinflamatore.

Mjekët rekomandojnë më shumë perime me gjethe jeshile dhe produkte të qumështit do të rrisin nivelin e kalciumit dhe magnezit në trup, të cilat janë përgjegjëse për qetësimin e simptomave të stresit, muskujve të tensionuar dhe lehtësimin e reaksioneve alergjike.