Pesë banka ruse të sanksionuara nga Britania e Madhe

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka njoftuar për sanksione kundër pesë bankave ruse.
Ai para deputetëve ka treguar se bankat e sanksionuara janë: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Bankës së Detit të Zi.
Këto sanksione vijnë pasi Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura.
Kryeministri Boris Johnson e nis deklaratën e tij në parlamentin britanik duke thënë se Presidenti Putin ka “shkelur në mënyrë flagrante” marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.
Ai thotë se “fjalimi nxitës” i presidentit mohoi se Ukraina kishte ndonjë traditë të shtetësisë së vërtetë dhe “hodhi shumë akuza të tjera të rreme”, shkruan BBC.
Ai para deputetëve tha se duke njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Vladimir Putin po planifikon “pretekstin për një pushtim” të pjesës tjetër të Ukrainës.
“Ne nuk duhet të përgatitemi për fazat e ardhshme të planit të Putinit”, thotë Johnson.
Ai u thotë deputetëve të presin një ofensivë të përgjithshme prej afro 200,000 trupash.
Tutje ai shtoi se “nëse ndodh më e keqja, atëherë një komb evropian prej 44 milionë burrash, gra dhe fëmijë do të bëhej objektivi i një lufte agresioni në shkallë të plotë, të zhvilluar pa asnjë copëz justifikimi”.
Ai thotë se nëse situata nuk ndryshon, përpjekjet më të mira të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë për të shmangur konfliktin përmes diplomacisë së durueshme mund të jenë të kota.
“Të gjithë jemi përpjekur të gjejmë një rrugë paqësore për të kaluar këtë krizë”, shtoi ai.