Pesë bjeshkatarë bllokohen në bjeshkët e Bistrës, shpëtohen nga ekipet e kërkim- shpëtimit

Pesë bjeshkatarë nga Kosova mbetën të bllokuar në mjegull të dendur dhe mot të ligë mes majës së Bistrës dhe Guzhbabës, pasi u përballën me terren të mbuluar me borë dhe mungesë të pajisjeve adekuate.
Në kushte të rrezikshme për jetën, ata kërkuan ndihmë nga ShKShMK, transmeton IndeksOnline.
Përmes sistemit të lokalizimit të shpejtë, ekipet e ShKShMK-së në bashkëpunim me autoritetet shtetërore arritën të gjejnë dhe të evakuojnë grupin në kohë rekord, duke shmangur pasoja serioze.
“Falë sistemit të aplikacionit nga ShKShMK është arritur lokalizimi i shpejtë i pozicionit të tyre, dhe janë këshilluar për hapat e tjera.Pa humbur kohë ekipet tona të përbërbërë nga disa stacione të ShKShMK në koordinim me autoritet shtetërore janë nisur drejt lokacionit .Në një kohë rekorde është arritur takimi me grupin, të cilët fatmirësisht nuk kanë patur lëndime,përveç se kanë qenë të rrezikuar seriozisht nga rrëshqitja në faqe malore dhe hipotermia e problemet e tjera nga moti i ligë.”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.
Njoftimi i plot: