75 Mall Live Search
23:39 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Pesë blerjet më të shtrenjta të Bundesligës

Bayern Munchen gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin e Atletico Madrid, Lucas Hernandez për 80 milionë euro.

Transferimi i francezit është blerja më e shtrenjtë në histori të Budesligës dhe gati dyfish më shumë se vendi i dytë.

Transferimi i Draxler nga Schalke 04 i ka kushtuar Wolfsburgut 43 milionë euro.

Tri pozitat tjera janë zënë nga Bayern me transferimin e Tolisso (41.5 milionë euro), Javi Martinez (40 milionë) dhe Vidal (37.5 milionë). /IndeksOnline/