10:50 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Pesë ditë fushatë, në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet lokale në Podujevë, fushata të zgjasë vetëm pesë ditë, nga 23 deri më 27 tetor. Me nëntë vota për dhe dy kundër është votuar për fushatën pesëditore.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 29 nëntor.

PO të njëjtën ditë do të votohet edhe për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por ndryshe nga Podujeva, për këtë komunë më herët është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 tetor.

Anëtarët e VV-së ishin kundër vendimit që fushata të shkurtohet në pesë ditë.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pesë ditët fushatë për Podujevën, duhet të shërbejnë për votuesit e rinj, ata që kanë mbushur 18 vjeç pas 15 marsit 2020.