10:30 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pesë fazat e njeh marrëdhënie, nga ajo e ndezjes deri tek “goditja” e zemrës

Një sondazh i realizuar së fundi ka zbuluar pesë fazat e marrëdhënieve që kalojnë çiftet zakonisht së bashku.

eHarmony, faqja e njohur si faqja e takimeve, ka realizuar një sondazh me mbi 1 mijë australianë për të zbuluar cilat janë fazat që zakonisht çiftet kalojnë.

Studiuesit kanë qenë në gjendje të ndajnë marrëdhëniet në pesë faza:

Faza e ndezjes

Kjo fazë është fillimi i një marrëdhënie, ku të dyja palët e kuptojnë se e dashurojnë njëri-tjetrin dhe studimi ka zbuluar se një në katër njerëz puthin në takimin e parë, por një në 10 prej tyre kanë tendencë të presin deri në tri javë për t’u puthur. Madje shumica e tyre tregojnë se presin deri në tre muaj para se të kenë marrëdhënie seksuale me një partner të ri.

Faza e muajit të mjaltit

Faza më e lumtur e një lidhje, gjithçka ka të bëjë me rehatinë që të ofron partneri, e që ka ende emocione.

Faza e intimitetit

Çifti mesatar do të thotë ‘të dua’, pas tre muajsh së bashku,  dhe kur zhvillohet një marrëdhënie, njerëzit fillojnë të ndjehen me të rehatshëm me njëri-tjetrin-personi mesatar do të mbajë një furçë dhëmbësh në shtëpinë e partnerit të tyre pas pesë muaj takimesh dhe vetëm një muaj më vonë do të “pordhë” para partnerit.

Faza e angazhimit

Sondazhi ka zbuluar se shumë njerëz nuk kanë frikë të angazhohen tek partneri i tyre relativisht herë në një marrëdhënie  dhe se 45 përqind e njerëzve do të angazhohen pas një viti, ose do të kenë llogari të përbashkët bankare ose një pronë së bashku.

28 përqind e njerëzve do të lëvizin me partnerin e tyre gjashtë muaj pasi të jenë në marrëdhënie.

Faza e goditjes së zemrës

Mjerisht fakti i çështjes është se shumica e marrëdhënieve përfundojnë.

Megjithatë, 6 7 përqind e njerëzve lëvizin dhe fillojnë të takojnë dikë të ri brenda një viti-burrat bëjnë atë më shpejtë se gratë gjithashtu.

Por edhe nëse ne jemi të shpejtë për të provuar dhe për të shkuar përpara, studimi gjeti se personi mesatar duhet t’i ketë në dispozicion dy vjet për t’u rimarrë plotësisht nga një ish./Indeksonline/