Pesë finalistët për çmimin, ”Djaloshi i Artë” – kush do ta fitojë?
Pesë finalistët për çmimin, ”Djaloshi i Artë” nën moshën 21-vjeçare janë Vinicius Junior, Justin Kluivert, Matthijs de Ligt, Patrick Cutrone dhe Trent Alexander-Arnold.
Mbetet të shihet se kush do të jetë fitues i këtij trofeu, që do të ndahet në një ceremoni më 17 dhjetor në Torino.
Nëse Vinicius arrinë ta fitojë këtë çmim, atëherë do të bëhej braziliani i tretë që e fiton këtë pas Anderson (2008) dhe Pato (2009), transmeton IndeksOnline.
Lojtari i fundit që e fitoi këtë çmim ishte Kylian Mbappe, derisa edhe lojtarët spanjoll si Isco e Cesc Fabregas e fituan këtë në të kaluarën.
Mesfushori i Real Madridit e fitoi atë në vitin 2012, derisa luante te Malaga./IndeksOnline/