Pesë futbolistë largohen nga Vushtrria

Klubi i futbollit, Vushtrria ka ndërprerë bashkëpunimin me pesë futbollistë.
Martin Rudulovij, Amir Jashari, Jackson Ferreira, Allen Ndreu dhe Krenar Halili janë larguar nga klubi, shkruan IndeksOnline.
”FC Vushtrria njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me lojtarët Martin Radulovikj, Amir Jashar, Jackson Ferreira, Allen Ndreu dhe Krenar Halili.
Klubi i falënderon për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e ekipit dhe u uron suksese të mëtutjeshme në hapat e radhës të karrierës së tyre.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/