Pesë futbollistë njoftojnë Manchester Unitedin se dëshirojnë të largohen

Pesë futbollistë kanë shprehur dëshirën për tu larguar nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Marcus Rashford, Antony, Alejandro Garnacho, Tyrell Malacia dhe Jadon Sancho e kanë njoftuar klubin për qëndrimet e tyre, shkruan IndeksOnline.
Ata nuk ishin të kënaqur me minutazhën që kishin sezonin e kaluar dhe dëshirojnë largimin.
Manchester United iu ka dhë atyre një afat të ri dhe ka shtyrë datën e kthimit të tyre deri në fund të korrikut për t’u dhënë kohë për të eksploruar më tej zgjidhjet./IndeksOnline/