75 Mall Live Search
10:01 / E Martë, 16 Prill 2024 / AR

Pesë gjëra që tregojnë se vuajmë nga ankthi

Shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm për të kuptuar se po përjetojnë një ankth. Ata përjetojnë situate të komplikuara dhe kjo gjë shfaqet edhe performancën e tyre të përditshme, megjithatë të tjerët e vënë re shumë vonë. Nëse ju ndodh të dalloni këto shqetësime tek personat afër jush, merrni parasysh se mund të jenë duke u përballur me ankthin?

Refuzojnë ftesat

Nuk kanë dëshirë dhe forcë të dalin. Edhe pse mund t’i duan shumë personat që po u bëjnë ftesën, arsyet pse nuk e pranojnë, nuk i kuptojnë as  vetë ata.

Fiksohen mbas gjërave që të tjerët s’u japin rëndësi

Është një simptomë tipike e ankthit. Këtyre personave mund t’u ndodhë të fiksohen pas diçkaje që dikush e tha disa ditë më parë, ose për mënyrën se si i pa dikush në rrugë.

Zgjohen nga gjumi dhe nuk arrijnë të flenë përsëri

Gjumi është një problem i madh në jetën e personave me ankth.  Zgjohen papritur, nuk mund të qetësohen sepse tensioni e ankthi bëhen shkak për zgjimin e tyre.

Kanë frikë se mos ndodh më e keqja

U ndodh që të parashikojnë dhe imagjinojnë fatkeqësi të mëdha, shkruan living. Nëse udhëtojnë, kanë frikë nga aksidentet. Nëse sëmuren, kanë frikë mos është diçka e keqe. Mund të mendojnë marrëzira dhe vetëm personat që e kanë kaluar një situatë të tillë mund t’i kuptojnë.

Shqetësohen akoma më shumë nëse dikush i pyet a janë mirë

Gjatë një krize ankthi, nëse dikush i pyet a janë mirë, mund të përkeqësohet gjendja. Këta njerëz thjesht duan t’I ndihmojnë, por në kokën e një personi me ankth nuk funksionon kështu.

I kap paniku nëse dikush flet për të ardhmen

E ardhmja është një temë që u shkakton dëshpërim. Kështu që personat me ankth nuk duan të pyeten rreth planeve të tyre për të ardhmen. Madje as të tjerët nuk duhet t’u flasin për të ardhmen e tyre sepse kjo gjë i bën të ndihen të paaftë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.