75 Mall Live Search
21:29 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / OSH

Pesë gjërat që duhet të bësh pasi ke humbur një vend pune

Humbja e vendit të punës është e trishtë, dhe në mos ju ka ndodhur të paktën një herë në jetë, mund të keni idenë se sa e vështirë bëhet jeta më pas

Le ta pranojmë se karriera dhe angazhimi i përditshëm në një vend punë është sfidë për të gjithë ne! Por, në momentin kur mendon se gjithçka po ecën mirë, puna, objektivat, pritshmëritë dhe mbi të gjitha mendon se ke në “xhep” pëlqimin e shefit, mund ta gjesh veten në rrugë, pa punë, pa të ardhura fikse mujore, pa mundësi për të paguar taksat dhe faturat. Jeta koklavitet dhe merr befasisht një tjetër kthesë!

Por, është momenti që të ndaleni dhe të shikoni pesë gjërat që do t’ju ndihmojnë për t’u orientuar ndryshe edhe në një situatë të tillë, kur mendon se ke prekur fundin. Humbja e një vendi pune nuk është tragjedi, shkruan Ekonomia Online.

Konsiderojeni veten më shumë se një alternativë pune. Këtu janë pesë gjërat që duhet të bëni e që me siguri do t’ju ndihmojnë ta kapërceni më lehtë një situatë të ngjashme.

Qëndrueshmëria

Merrni një moment nga jeta juaj për të pranuar dhe për të mbajtur zi për humbjen e punës. “Është e rëndësishme të mos minimizohet ose mohohet rëndësia e asaj që ka ndodhur”, thotë Wolfelt. Sapo ta keni njohur plotësisht rëndësinë e humbjes së vendit tuaj të punës, mund të kaloni në fazat e ardhshme të përpunimit: pikëllimi dhe zia.

Wolfelt, themeluesi dhe drejtori i Qendrës për Humbje dhe Tranzicion, shpjegon dallimin midis të dyjave. “Hidhërimi është përgjigja juaj e brendshme dhe private ndaj humbjes”, thotë ai. Rimëkëmbja është përgjigja jote e përbashkët me botën rreth jush. Të dyja këto janë jetike për shërimin.