75 Mall Live Search
20:42 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / Gj. Sh

Pesë gola, dy autogola, dy penallti të humbura në ndeshjen mes Gironas dhe Feyenordit

Feyenord ka marr tre pikë të mëdha në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e cila u shënuan plot pesë gola, dy prej tyre autogala dhe kishte dy penallti të humbura, skuadra holandeze e mposhti në udhëtim Gironën, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, me golin e David Lopez, në minutën e 19-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi Yangel Herrera shënoi autogol.

Feyenord përmbysi rezultatin dhe kaloi për herë të parë në epërsi në minutën e 33-të, me golin e Milambo.

Pas tre minutave, hoalndezët patën mundësi të shënonin golin e tretë, por Ayase Ueda nuk u tregua i sakt nga penalltia.

Nga pika e bardhë gaboi edhe Bojan Miovski i Gironas në minutën e 67-të, derisa pas shtatë minutave, shoku i tij i skuadrës, Donny van de Beek barazoi shifrat në 2-2.

Por Feyenord kaloi edhe njëherë në epërsi, me një autgol nga Ladislav krejci, gol ky i cili vulosi fitoren e holandezëve.

Këto janë pikët e para të Feyenord , ndërsa Girona mbetet pa pikë./IndeksOnline/