16:36 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pesë kandidatët me më pak vota në LDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sipas së cilave Lidhja Demokratike e Kosovës ka 29 deputetw në Kuvendin e Kosovës.

Nga listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë, në të cilin kanë qenë 110 persona, ne kemi zgjedhur  pesë kandidatët me më së paku vota.

Më së paku vota në listën e LDK-së ka marrë kandidati Fadil Vezaj, vetëm 1 mijë e 405, pas tij është Arton Gjokaj, i cili ka marrë 1 mijë e 407 vota, Ardita Dushi me 1 mijë e 514, Qibrije Hoxha nuk mori më shumë se 1 mijë e 880 dhe Arta Metaj Govori 1 mijë e 881 vota.

Ndërsa, më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani,  176 mijë e 188 vota. Kurse, e gjithë partia ka marrë marr 206 mijë e 458 vota ose 24.46 përqind