18:47 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pesë më të votuarit e VV-së nga Ferizaj

Hekuran Murani, Haki Abazi, Dimal Basha, Enver Haliti janë katër deputetët e rinj të Vetëvendosjes nga komuna e Ferizajt.

Pjesë e tyre do të jetë edhe Valon Ramadani, i cili ka qenë i vetmi deputet në legjislaturën e kaluar nga ky qytet.

Murati ka marrë rreth 22 mijë e 847 vota, Abazi 15 mijë e 450, Ramadani 12 mijë e 036, Basha 8 mijë e 268, ndërsa Haliti ka marrë 7 mijë e 704 vota.

Për një kohë deputet i VV-së nga ky qytet ka qenë edhe Faton Topalli – derisa ky i fundit kaloi në grupin parlamentar të PSD-së dhe që tash ka mbetur jashtë Kuvendit.