75 Mall Live Search
23:29 / E Diele, 06 Tetor 2024 / G T

Pesë medalje nga Kosova në Kampionatin Ballkanik U-21

Katër të arta dhe një e bronztë është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kampionatin Ballkanik U-21, të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë.

Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg) fituan të artat, ndërsa Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën.

Kosova përfundoi në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse.