75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 19 Maj 2025 / AR

Pesë minuta para seancës së 18-të, Kurti publikon një informacion nga kultura

Sot në 10:30, është paraparë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 18-të me radhë.

Por, përkundër tentativave të shumta, duket se Kurti ka një tjetër “obligim”, shrkuan Indeksonline.

Në llogarinë e tij në Facebook, pesë minuta para seancës ai publikoi një informacion kulturor.

Në postimin e bërë ai u shpreh krenar se QKK-ja edhe këtë vit do të ketë përfaqësim në Kanë.

Qendra Kinematografike e Kosovës edhe këtë vit me përfaqësim në Kanë

Shumë vjet punë në prapaskena kalohen në bashkëpunim, rrjetëzim, ngritje fondesh, përshtatje vizioni artistik për distribuim dhe promovim ndërkombëtar e vendor, në mënyrë që produkti kinematografik një orësh e gjysmë të shfaqet i përfunduar në ekranin e madh. Këtë vit, QKK-ja me kineastët tonë gjenden në Kanë për të kryer pikërisht disa nga këto punë.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ngritur përsëri shtandin në marketin e Festivalit të Filmit në Kanë për vitin 2025, përsëri së bashku me Shqipërinë. Mirëmbajtja e bashkëpunimeve të vjetra e fillimi i atyre të rejave është synimi. Ndërsa, për kineastët, Samir Karahoda, Kaltrina Krasniqi dhe Sami Mustafa, ky edicion i Kanës shërben për të shtyer përpara zhvillimin e projekteve të tyre filmike, respektivisht, “Imazhe të Humbura”, “Bleach” dhe “Symphony of Season”.

Shtandin e QKK-së në festivalin e Kanës mund ta vizitoni në International Village Riviera, Pavijoni numër 137, deri të mërkurën, me 21 maj 2025”, shkroi ai./Indeksonline/