22:49 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pesë ndeshje, pesë fitore – kjo është Chelsea e Maurizio Sarrit

Chelsea ka regjistruar fitoren e pestë me radhë në Europa League.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin L, Chelsea regjistroi fitore bindëse ndaj skuadrës greke, PAOK me rezultat, 4-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Stamford Bridge”, Chelsea, e kualifikuar tashmë në rrethin tjetër, ”demoloi” skuadrën greke, transmeton IndeksOnline.

Olivier Giroud (’27,’37), Hudson-Odoi (’60) dhe Alvaro Morata (’78), ishin golashënuesit e sotëm të skuadrës së Maurizio Sarrit.

Përndryshe, pas pesë ndeshjes, Chelsea kryeson në grupin L me 15 pikë, ndërsa PAOK ka vetëm tri pikë dhe renditet në vendin e fundit.

Nga ana tjetër, në këtë grup, BATE Borisov mposhti më herët Vidin për ta rrëmbyer pozitën e dytë./IndeksOnline/

Temat: