Pesë ndeshjet e para të Solskjaer si trajner i ”Djajve të Kuq”
Ole Gunnar Solskjaer është emëruar në paraditën e sotme në postin e trajnerit të Manchester Unitedit.
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos dje, Man Unitedi vendosi për ta afruar Solskjaer në baza të përkohshme – deri në fund të këtij sezoni.
Ole Gunnar Solskjær’s first five games in charge of Manchester United:
— Squawka News (@SquawkaNews) December 19, 2018
Cardiff City (A)
Huddersfield Town (H)
Bournemouth (H)
Newcastle United (A)
Reading (H)
How many wins will he pick up? pic.twitter.com/KxB5IJgGTX
Kështu, ish-sulmuesi i njohur do ta marrë këtë post me efekt të menjëhershëm, transmeton IndeksOnline.
Solskjaer do ta fillojë aventurën te ”Djajtë e Kuq” si trajner me një ndeshje në Uells, kundër Cardiff Cityt, në kuadër të Premier Leagues këtë fundjavë.

Më pas, Man Unitedi nën drejtimin e tij do t’i zhvillojë dy ndeshje si vendas ndaj Huddersfield Town dhe Bournemouth.
Tutje, Solskjaer do të përballet me Newcastle Unitedin në ”St James Park’ ‘dhe më pas në shtëpi do ta pret Reading./IndeksOnline/