Pesë organizata ndërkombëtare për lirinë e mediave bëjnë thirrje që të zgjidhet çështja e certifikatës së Klan Kosovës

Pesë organizata ndërkombëtare për lirinë e mediave dhe grupet e gazetarëve kanë bërë thirrje që certifikata e për biznesit të Klan Kosovës të pranohet nga komisioni i ankesave dhe të ndërpriten menjëherë të gjitha përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’i bërë presion .
Thirrja e tyre vjen pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, të marrë më 14 qershor për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova Sh.PK dhe ngritjen e kallëzimeve penale kundër përfaqësuesve të saj.