75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Pesë persona lëndohen në aksidentin që ndodhi në Lluzhan të Podujevës

Një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugorë Prishtinë-Podujevë, si pasojë e një aksidenti mes tre veturave, pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë ( në fshatin Lluzhan) ka ndodhur një aksident rrugor në mes tri automjeteve në lëvizje”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat e tanishme,  janë lënduar pesë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, theksoi Flora Ahmeti.