Pesë persona sulmojnë dy policë, në Prizren

Janë arrestuar pesë persona pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës, tranmseton IndeksOnline.
“Zyrtarët policorë gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.