75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 15 Gusht 2021 / C E

Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku në Grashticë, në mesin e tyre edhe foshnje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës.

Në këtë aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë pësuar lëndime trupore pesë persona, në mesin e tyre edhe një foshnje.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e saj. /IndeksOnline/