21:46 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / FR

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Kijevë, policia jep detaje

Indeksonline gjatë ditës së sotme ka raportuar rreth një aksidenti në Kijevë të Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tha se nga ky aksident kanë mbetur pesë persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në ora 18:30 mes dy veturave, ndërsa ka njoftuar se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

Indeksonline ju sjellë pamje nga ky aksident.